Xhaferi në Bogovinë për të promovuar rrugë, përballet me revoltën e banorëve për mospasje të ujit

INA
INA

18/03/2024

Kryeministri Talat Xhaferi shkoi në komunën e Bogovinës për të promovuar një rrugë. Por disa banorë të fshatit Pallçishtë, bashkë me kryetarin e bashkësisë lokale u ankuan për mos pasje të ujit, përcjell TV21.

Ata thanë se ndjehen të mashtruar nga të gjithë funksionarët që kanë dhënë premtime.

“Të gjitha deklaratat që kanë qenë për fshatin Pallçishtë kanë qenë mashtruese, asnjëra nuk ka dalë deri në fund siç janë dhënë deklaratat në media. Ku qëndron problemi duhet ta di, që tu jap bashkëfshatarëve përgjigje të saktë. Deri kur do të mashtrohemi për çështjen e ujit”, tha Vullnet Akiki, kryetar i Bashkësisë Lokale Pallçisht.

Në përgjigjen e tij Xhaferi tha se ka biseduar me kryetarin e Bogovinës, por së pari tha se duhet t’i sheh dokumentet.

“Duhet të shoh dokumentet, jo vetëm një fjalë çfarë kemi biseduar. Ne kemi biseduar për probleme. Unë mund të jap zgjidhje për problemin atëherë ku do të shohë dokumentacionin, jo me fjalët që dëgjoj edhe këtu edhe ato atje. Unë duhet ta shohë dokumentacionin, procedurën. Sepse fjalë, as që mbyllen gojët e njerëzve, as që mbyllen vrimat në mur, thotë proverba popullore”, tha Xhaferi.

Ndryshe, projekti për ujësjellësin në Pallçishtë ka nisur, por punët po zvarriten. Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, tha se kjo po nodh për shkak se firma që ka punuar e ka ndryshuar trasenë.

“Firma ka punuar, tash për momentin firma e ka ndryshuar trasenë dhe për momentin kërkohet projekt tjetër. I kemi dorëzuar atje por për shkak të zgjedhjeve nuk ka mundësi. Pas zgjedhjeve mendoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe besoj se do të kryhet ajo shumë e qartë është.”, tha Emshiu.

Për mos pasje të ujit banorët fshatit Pallçishtë tashmë disa herë kanë protestuar./TV21

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ministria-e-kultures-

Mbi tre mijë të punësuar në kulturë pa paga, prej nesër nisin me protesta

tara

Taravari: Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut do të jetë minimum 800 euro (Video)

IMG_1243

Kasami: VLEN do të ndajë 500 milionë euro për komunat shqiptare

improvizim bujar

Pasi mori rolin e kryetarit të Kuvendit, Ziadin Sela në seancën e improvizuar shpalli Bujar Osmanin president të shtetit

improvizim

Në seancë të improvizuar, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së

Protesta_Mjeket

Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

qytetare-1280x899

Shumica e të rinjve përdorin rrjetet sociale, sipas tyre partitë janë burimi më i madh i informacioneve të pasakta

ziadin sela

Sela: Pse janë të shqetësuar nga Fronti Evropian

afrim gashi

Gashi: Ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi

INFO

NA NDIQ