Xhaferi në Bruksel në takim me euro deputetët (FOTO)

Picture of INA
INA

14/02/2024

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në Bruksel ka takuar euro deputetët Ilhan Kjuçuk, Tonino Picula, Tineke Strik dhe Karlo Resler.

Në delegacionin qeveritar që e kryeson Kryeministri Xhaferi janë edhe zëvendësi i parë i kryetarit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në takim u shkëmbyen mendime për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, për politikat e Qeverisë në prag të zgjedhjeve të dyfishta në vend, si edhe për aktivitetet e Qeverisë që rrjedhin nga përgatitjet për realizimin e suksesshëm të Planit për rritje.

Në vizitën e tij të parë në Bruksel si Kryeministër, Xhaferi para eurodeputetëve theksoi se Qeveria në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë, përkushtim dhe në afatin kohor për të zbatuar të gjitha proceset dhe obligimet që dalin nga negociatat e nisura për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në drejtim të integrimit të përshpejtuar evropian.

Euro deputetët të cilët u takojnë grupeve të ndryshme politike, e uruan Xhaferin për postin e Kryeministrit, duke e theksuar mbështetjen e fuqishme për Maqedoninë e Veriut në zbatimin e proceseve reformuese dhe anëtarësimin në BE.

Kryeministri Xhaferi theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i vendit, për të cilin ekziston mbështetje e lartë te qytetarët. Në takim u shkëmbyen mendime për Planin e rritjes, i cili ka rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut, në drejtim të përparimit ekonomik, hapjes së vendeve të reja të punës, përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve, si dhe mundësinë që kompanitë nga shteti të kenë qasje në pjesë të tregut të përbashkët të BE-së përpara anëtarësimit.

Kryetari i Qeverisë, Xhaferi, falënderoi euro deputetët për mbështetjen e tyre për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që është prioritet dhe pikërisht për këtë Kryeministri për këshilltar të vetë të jashtëm e angazhoi Ivo Vajgllin i cili me përvojën e tij të çmuar do të kontribuojë në përshpejtimin e rrugës evropiane. Kryeministri kërkoi mbështetje të mëtejshme nga euro deputetët në përforcimin e bashkëpunimit dhe prezencën e përfaqësuesve të vendit tonë në Parlamentin Evropian.

TË FUNDIT

Ky është banori më i ndjekur në rrjetet sociale pas “BBVA4”?

Si asnjëherë më parë, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel

VIDEO/ Gjesti iu bën thirrje fansave: Midis Tirone, krejt nubat…

Mexhiti: Kisha ofertë për ta ndarë VLEN-in, më thanë hajde në BDI, Ahmeti do të pensionohet e marrim partinë

Faton Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja mënyrë për të ndalur poshtërimin e mëtejmë të shqiptarëve

Libri i historisë për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut,me fyerje të rënda kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË