Xhaferi në konferencën e spikerëve të parlamenteve në Varshavë

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot dhe nesër do të marrë pjesë në Samitin e tretë të spikerëve të parlamenteve dhe Evropës Qendrore dhe Lindore dhe në shënimin e 550-vjetorit të Parlamentarizmit polak, që do të mbahet në Varshavë, Republika e Polonisë.

Në konferencë, siç është paralajmëruar, Xhaferi do të ketë fjalim me temën “Parlamentet në politikën ndërkombëtare”, ndërsa do të realizojë edhe disa takime bilaterale.