Xhaferi: Partitë afat deri në vitin e ri të dakordohen për datën e zgjedhjeve!

INA
INA

08/11/2023

NËSE NUK KA KONSENSUS, VETË DO T’I SHPALLË ZGJEDHJET”

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u dha afat partive politike parlamentare që deri në fund të vitit, të dakordohen në lidhje me terminët për mbajtjen e zgjedhjeve. Ai paralajmëroi se nëse nuk e bëjnë këtë brenda këtij afati, atëherë do të duhet të veprojë vetë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe t’i shpallë zgjedhjet.

“Unë në fund të fundit do të respektoj afatet kohore kushtetuese dhe ligjore. Deri në fundvit, partitë politike pjesëmarrëse në Kuvend duhet të dakordohen, nëse dakordohen për datë të mundshme brenda afateve të parapara me kushtetutë dhe kodin zgjedhor. Ritheksoj edhe një herë, zgjedhjet presidenciale duhet bëhen brenda 60 ditëve të fundit të mandatit. Data cila do të jetë duhet të dakordohen, nëse nuk dakordohen përcaktoj unë duke respektuar të gjitha afatet kohore të cilat kam për obligim t’i respektoj” – tha Talat Xhaferi.

Ai shtoi se, si kryetar i Kuvendit, është i obliguar që të sigurojë kohën e përcaktuar me kushtetutë dhe ligje, që të organizohen zgjedhjet dhe nuk do të lejojë që të shkelen afatet.

“Sa u përket zgjedhjeve parlamentare, afati i rregullt është brenda 90 ditëve të fundit të mandatit dhe nëse nuk dakordohen, përsëri është kompetencë dhe obligimi im që unë të vendosi konform afateve dhe përcaktimeve kohore që janë të sanksionume në kushtetutë dhe ligj. Kështu që, apeli është të kenë konsensus nëse duan konsensus, ndërsa zgjedhjet me ose pa konsensus do të mbahen në afatet kohore” – tha Talat Xhaferi.

I pyetur se, kur do të vendosen në rend dite ndryshimet kushtetuese, ai tha se ato janë në rend dite që nga muaji gusht dhe se pret që, deputetët të reflektojnë në raport të nevojës së sigurimit të shumicës adekuate. /KlanMacedonia/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stefan bogoev

Bogoev: Jam i sigurt për një fitore të dyfishtë në zgjedhjet e Frontit Evropian

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

arben taravari ziadin sela

Arben Taravari: ASH e fortë dhe unike, ka vite që lexojmë lajme për përçarje

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Gjykata jep detaje, ja si ndodhi vrasja e Liridonës

3fb9fdb9-5211-407a-a732-9132e4550a33-1392x815

Mexhiti, Kasami dhe Gashi takojnë Islam Aliajn, deputetin shqiptar në Zvicër

Ilire Dauti

Deputetja që zhvillon betejën për shqiptarët pa nënshtetësi

leonardi naimi

“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes

policia-franceze-france

Sulm në Paris me thikë e çekan: Një person i vdekur, dy të plagosur

INFO

NA NDIQ