Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot u ka bërë thirrje partive politike që të shqyrtojnë formimin e grupit punues për marrëveshje për zgjedhjet.
“Nuk kam ndërmend të thërras askënd, ata duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë çështje. Përgjegjësia ime është të shpall zgjedhje të rregullta. Data më e hershme është 5 maji. Kur palët bien dakord për një datë, duhet të kenë parasysh edhe detyrimet e Marrëveshjes së Përzhinës për një qeveri teknike. Data më e hershme për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale është 14 maji dhe më vonë 8 maji”, tha Xhaferi.(INA)