Xhaferi për incidentin në Kuvend: Arbër Ademi ka qenë i provokuar

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka deklaruar se incidentin në Komisionin për Çështje Evropiane e kanë shkaktuar deputetët që shkuan tek foltorja, ndërsa mesazhi është që mos të përsëritet më.

Në brifingun me gazetarët Xhaferi porositi opinionin që ta shikojë tërë incizimin për të parë se kush e ka provokuar kryetarin e komisionit, të gjuajë me gota, tabaka dhe shishe ndaj deputetët e opozitës.

“Nuk arsyetoj asgjë, nuk e arsyetojë një veprim të tillë. Nuk është fare mirë. Por si kryetar i Kuvendit nuk kam kompetenca të ndikojë dhe të intervenojë. Kryetari i Komisionit është përgjegjës për rendin në seancën e komisionit, ndërsa sigurimi nuk mund të intervenojë përderisa nuk thirret. Duhet të shihet i tërë inciizikmei dhe të shihet se Ademi ka qenë i provokuar, nëse me ofendim persona, unë nuk di dhe nuk do të vlerësojë. Nuk është në rregull që i tërë faji të bie mbi Ademin. Por kur të shihet si tërësi është e qartë. Unë nuk mund t’i lidh deputetët dhe t’i arrestojë që të mos dalin para foltores”, ka thënë Xhaferi.(INA)