Xhaferi për vizitë në komunën e Çashkës, shkolla e re për nxënësit shqiptarë mbetet premtim (FOTO)

ina-online
ina-online

21/03/2024

Kryeministri Talat Xhaferi i shoqëruar nga ministri i arsimit, Jeton Shaqiri dhe ministri i jashtëm, njëherit kandidat për president, Bujar Osmani kanë qëndruar dje në komunën e Çashkës, duke pasur në fokus shkollat e kësaj komune.

“Si Qeveri, e kemi me rëndësi të madhe që shkollat në mjediset rurale të qëndrojnë. Sot jam në vizitë të tre shkollave në Komunën e Çashkës: Shkolla Fillore Rajonale “Petar Pop Arsov”, f. Sogle, SHF “Todor Janev”, SHFK “Liria” në Jabollçishtë të Poshtme dhe të Epërme. Investojmë në infrastrukturën shkollore në mjediset rurale, dhe në këtë mënyrë i mbajmë në jetë mjediset rurale, krijojmë kushte për çiftet e reja martesore të mbesin të jetojnë këtu dhe mundësi për ti shkolluar fëmijët”, ka nënvizuar kryeministri teknik Talat Xhaferi.

Nxënësit shqiptarë të shkollës fillore “Todor Janev” deri në fund të këtij viti shkollor do të vazhdojnë të ndjekin mësimin në të njëjtin objekt, ndërsa prej vitit të ardhshëm do të zhvendosen në objekt të ri, u zotua kryeministri Talat Xhaferi, pasi gjatë ditës vizitoi disa vendbanime në këtë pjesë të Velesit.

Ndonëse shkolla e re ende nuk ka nisur të ndërtohet, ndarja e nxënësve në dy objekte është zgjidhja që ka ardhur mes prindërve, pas protestave të atyre maqedonas të cilët nuk lejonin mësimin shqip në Çashkë. Xhaferi tha se në rrjedhë janë procedurat për themelimin e një subjekti të ri të shkollës së re në të cilën do të mësohet shqip.

Po pse problemi nuk u zgjidh në objektin e njëjtë? Xhaferi thotë se me ligj është e vendosur që në këtë shkollë të mësohet vetëm maqedonisht.

“Dokumentet themeltare themeluese të subjekteve janë që në këtë shkollë do të mësohet në gjuhën maqedonase, e thotë statuti dhe gjithë të tjerat kompromisi kjo punë nuk është bërë në kabinet është bërë konsultime edhe me prindërit që kanë fëmijë këtu dhe ndërtimi i subjektit të ri i cili me atë themelim mësimin edukativo-arsimor domethënë procesin do ta zbatojë në gjuhën e vet amtare, këto janë aspektet, kontestet juridike të procedurave”, tha Xhaferi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bujar osmani

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Osmani: Dje paralajmërova, t’i themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride

IMG_1055

Mexhiti në Kumanovë: Na duhen njerëz që punojnë, e jo që flasin dhe zhvasin

IMG_1054

Taravari: Fitorja jonë vjen për shkak të bashkimit, nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

INFO

NA NDIQ