Talat Xhaferi nga BDI tha se, përfaqësimi i shqiptarëve në ushtri është në nivelin më të ulët historik që siç thotë, është shpërfillur parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, përcjell TV21. Xhaferi tha se, shqiptarët po përjashtohen plotësisht nga pozitat kyçe, ndërsa oficerët me përvojë po degradohen.
“Në muajt e fundit, po zbatohet një politikë diskriminuese, ku shqiptarët po përjashtohen plotësisht nga pozitat kyçe, ndërsa oficerët me përvojë po degradohen. Sipas të dhënave të fundit: Nga 10 drejtorë në sistematizimin e ri, asnjë nuk është shqiptar. Nga 12 këshilltarë në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm 1 është shqiptar. Nga 29 udhëheqës sektorësh në ministri, asnjë nuk është shqiptar. Nga 13 udhëheqës sektorësh në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, asnjë nuk është shqiptar. Nga 30 komandantë batalionesh, vetëm 5 janë shqiptarë. Oficerët shqiptarë me grada të larta dhe kualifikime profesionale po degradohen ose largohen nga pozitat kyçe. Gjithashtu, situata është rënduar me ndaljen e avancimeve të oficerëve dhe nënoficerëve shqiptarë, edhe kur i plotësojnë kriteret. Përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga programet e edukimit ushtarak jashtë vendit. Rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe retorikës nacionaliste, siç ishte rasti me SHKA “Bajram Shabani” në kazermën e Kumanovës”, tha Xhaferi.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/606925818961892/?ref=embed_video