Kryeministri Talat Xhaferi në arsyetimin e propozimit të tij për ndryshimin e dy ministrave të ASH-së, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, u shpreh nga foltorja e Kuvendit se profesionalizmi i tyre nuk vihet në pyetje, përcjell tvklan.mk.
Ndryshimi, sipas Xhaferit, po bëhet për shkak se ligji nuk e lejon që dy subjekte opozitare të jenë pjesë e qeverisë kalimtare. Kjo pasi, ministrat Aliu dhe Mexhiti tanimë, sipas tij, kanë vendosur që të jenë pjesë e opozitës.
Në pikën për shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti janë paraqitur për diskutim 36 deputetë./