Xhaferi- Reka: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera të ndërsjella dhe synim strategjik të përbashkët – anëtarësim në BE

ina-online
ina-online

11/03/2024

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot priti në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, SH.T. Fatos Reka.

Në takim biseduan për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, të cilat karakterizohen me miqësi të sinqertë dhe mirëkuptim të ndërsjellë pa çështje të hapura.

Kryeministri Xhaferi falënderoi ambasadorin Reka për kontributin e tij të sinqertë në avancimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve fqinje, veçanërisht në fushën e ekonomisë, rritjen e shkëmbimit tregtar dhe realizimin e projekteve infrastrukturore që i lidhin Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se të dy vendet, si aleatë në NATO dhe vende që synim të përbashkët kanë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndajnë të njëjtat vlera dhe kontribuojnë në avancimin e bashkëpunimit rajonal, që është garanci për një rajon të sigurt dhe stabil.

Kryeministri Xhaferi, në shenjë falënderimi, i dha ambasadorit Reka mirënjohje për përkushtimin dhe kontributin e tij profesional në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe i uroi shëndet të mirë dhe suksese të mëtejshme personale dhe në karrierë kudo që ta çojë rrugëtimi i tij profesional.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1335

Edhe Erdogani a po implikohet në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut?!

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë Euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

afrim gashi

Gashi nga Cyrihu: Jemi të interesuar ta ndryshojmë jetën e shqiptarit në Maqedoni

thaci trebosh

PDSH mbajti tubim në Trebosh

femijet mergimtare greqi diaspora

Diaspora dhe të pavendosurit vendimtarë për fituesin e zgjedhjeve

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

izet mexhiti

Mexhiti: Një parti e dalur nga lufta që përfundon me komunitetet e vogla, është hap i parë drejt shkrirjes në VMRO ose LSDM

taravari arben

Taravari nga Cyrihu: Këto janë zgjedhje historike, garojnë albinizmi me vuçizmin

izet mexhiti

Izet Mexhiti: Ali Ahmeti vendosi brenda natës që ta kandidojë Bujarin për president për ta përçarë votën shqiptare

INFO

NA NDIQ