Xhaferi sqaron se kur mund të mbahen zgjedhjet e ardhshme?!

ina-online
ina-online

09/10/2023

Nuk ka asnjë pengesë për thirrje të takimit të liderëve nëse ka vullnet nga vet liderët e partive politike. Kjo është përgjigja e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ndaj kërkesës së kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për takim të liderëve e në të cilën do të diskutoheshte data e zgjedhjeve të përbashkëta presidenciale dhe ato parlamentare vitin e ardhshëm, përcjell TV21.

Sa i përket afateve ligjore për zgjedhjet, Xhaferi njofton se afati më i hershëm për zgjedhjet parlamentare është data 5 maj ndërsa për ato presidenciale, 14 marsi. Për të patur zgjedhje të rregullta të përbashkëta, ato duhet të mbahen nga data 5 deri më 8 maj.

“Zgjedhjet e rregullta në 90 ditët e fundit të mandatit vijues. Që korrespondon nga 4 gushti mbrapsht maksimum mund të shkojmë 90ditë. 90 ditë mbrapsht është dita e mundshme e votimit të parë e zgjedhjeve parlamentare që korrespondon me 5 majin. Dy këto procese bashkohen nga 5 deri më 8 maj, që të mund të kemi të rregullta parlamentare dhe të rregullta presidenciale në afatet kohore që i parasheh kushtetuta dhe ligji.”- deklaroi Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit.

Nëse zgjedhjet parlamentare shpallen para 5 majit, atëherë ato llogariten si të parakohshme.

“Nëse mendohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Çdo ditë e votimit për Parlamentin e ardhshëm para 5 majit hyjmë në suaza të zgjedhjeve të parakohshme e ajo ka tjera procedura e tjera afate.”- Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit.

Edhe kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski bën thirrje që të respektohen afatet ligjore. Siç thotë, nuk mund të ulen dy persona dhe të dakordojnë diçka jashtë asaj çfarë parasheh Kushtetuta.

“Ne për momentin kemi proces para nesh. Së pari kemi zgjedhjet presidenciale e më pas ato parlamentare dhe nëse respektojmë afatet të regulluara nga Kuvendi, atëherë nuk ka asnjë rrezik të vihet në asnjëlloj krize. Sa i përket takimit për caktimin e datës, nuk mundet të ulen dy persona dhe të dirigjojnë gjithë sistemin juridik të shtetit, gjithë sistemin parlamentar vetëm se ata dy qenkan dakorduar diçka.”- pohoi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Nëse opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme, kryeministri ofron që VMRO-DPMNE të lejojë hapjen e kushtetutës, t’i bashkangjiten Qeverisë duke marë 50% të institucioneve, e më pas së bashku të mbyllin skriningun, të mbyllë disa kapituj e më pas të shkohet në zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe presidenciale./TV21

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

muamer

Racizmi i prindërve maqedon ndaj nxënësve shqiptarë

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

david geer gir dimitar kovacevski

Kovaçevski-Geer: Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është inkurajues për qytetarët tanë

INFO

NA NDIQ