Xhaferi: Uroj që në vitin 2024 të realizojmë zgjedhje të suksesshme dhe të ecim në rrugën drejt BE-së

INA
INA

29/12/2023

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka uruar fundin e vitit 2023 dhe fillimin e vitit 2024 përmes një video mesazhi.

”Kur përfundon viti aktual, është e natyrshme të rikthehemi në gjithçka që kaluam. Pyetemi nëse kemi punuar mjaftueshëm, nëse kemi kontribuar për një shoqëri më të mirë, nëse kemi kushtuar kohë të mjaftueshme për më të dashurit, nëse kemi bërë së paku një vepër të mirë pa pritur asgjë si shpërblim, nëse me vendosmëri i kemi menaxhuar sfidat dhe ke mi nxjerrë mësim nga to. Nëse përgjigja është afirmative, atëherë viti ka qenë i suksesshëm.

Të dashur qytetarë, le të jetë Vitit i Ri 2024 një libër faqet e të cilit do të shënohen me punë të mira, me vepra pozitive, me respekt dhe mirëkuptim ndër njerëz. Le të jetë viti në të cilin do e ndjejmë dhe do e ndajmë ngrohtësinë e solidaritetit, do të besojmë dhe reflektojmë shpresë.

Uroj që si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut të zbatojmë zgjedhje të suksesshme, të realizojmë rritje të ekonomisë dhe të ecim bashkë rrugën e Bashkimit Evropian.

Në vigjilje të Vitit të Ri 2024, Ju uroj shëndet të mirë dhe përparim, për Ju dhe për më të dashurit tuaj, kohë cilësore të kaluar me familjet tuaja. Paqe, qetësi dhe mirëqenie në shtëpitë Tuaja dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Le të jetë gëzuar dhe me bereqet”, tha Xhaferi në urimin e fundvitit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

gordana-siljanovska-1392x899

Shkup: Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e VMRO DPMNE-së

policia speciale maqedoni

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

INFO

NA NDIQ