Xhaka ‘divorc’ me Arsenalin, gjigantët italianë në lojë për të transferuar shqiptarin!

0

Granit Xhaka ka probleme të mëdha me Arsenalin. Pas incidentit me tifozët, tashmë shqiptari nuk është pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen në Europa Leagues kundër Vitoria de Guimares.

Sharjet e mesfushorit shqiptar dhe heqja e bluzës me agresivitet ka bërë që mesfushori të përfundoi në merkato. Mediet angleze bëjnë me dije që mesfushori shqiptar është në radarin e Milanit. Kuqezinjtë e Italisë janë gati të paguajnë shifrën e 40 milionë eurove për shërbimet e tij. Sipas “Daily Express”, 27-vjeçari shihet si lojtar kyç për mesfushën e Milanit, ndaj kanë nisur të lëvizin “gurët” për shërbimet e tij. Incidenti me tifozët dhe përplasja me trajnerin Unai Emery ka rritur kuotat e Xhakës për t’u larguar nga “Topçinjtë” e Londrës.