Xhaka fantastik në fitoren e Arsenal

Arsenal fiton derbin e qytetit dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes së Premier League angleze. “Topçinjtë” dominuan ndaj Tottenham Hotspur të Antonio Contes, duke triumfuar me shifrat 3-1 dhe u ngjitur në kuotën e 21 pikëve pas 8 javësh kampionat. Parti kaloi në epërsi Arsenalin me një gol fantastik.

Një gol që zgjoi “gjelat”, të cilët nisën të ishin më kërkuese në fushën e lojës. Aksioni i shpejtë i Totenham bëri që skuadra e Konte të fitonte penallti. Nga pika e bardhë u tregua i saktë, Herri Kejn. Me shifrat 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Me rikthimin në fushë, Gabriel Zhesus përfitoi nga një pakujdesi në mbrojtje për të kaluar në avantazh Arsenalin. Kartoni i kuq nga Emerson la Tottenham me 10 futbollistë, situatë e shfrytëzuar në maksimum nga ana e Arsenalit. Granit Xhaka ishte futbollisti më i mirë në fushën e lojës, me mesfushorin shqiptar që e kurorëzoi lojën e bukur ndaj Tottenham me një gol model.

Futbollisti i kombëtares zvicerane rrëmbeu topin nga këmbët e Martineli për të vulosur shifrat përfundimtare të derbit londinez në 3-1. Arsenal numëron 21 pikë në krye të renditjes, teksa Tottenham pëson humbjen e parë sezonale në kampionat dhe mbetet në vendin e tretë, pas shpatulla të Mançester Siti.