Xhaka: Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/03/2023

Granit Xhaka është pjesë e dokumentarit të Kombëtares së Zvicrës, të quajtur “The Pressure Game”, ndërsa në pjesën e tij të katërt, të titulluar “Presioni i gjakut”, ishte radha për futbollistin kosovar.

Regjisorët e dokumentarit e kanë vizituar kapitenin e “Helvetikëve” në shtëpinë e tij në Londër, ndërsa kanë folur edhe me gruan e tij, Leonita.

Xhaka ka folur për çështjen e dyshtetësisë dhe për mentalitetin shqiptar në familjen e tij, shkruan mediumi zviceran “20min”, përcjell “Gazeta Express”.

“Unë jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”, ka thënë Xhaka.

Ai foli edhe për imazhin e tij në publik dhe për marrëdhëniet e tij me mediat. “Nuk e kuptoj se përse shkruhen gjithmonë vetëm gjëra negative”, ka pyetur futbollisti kosovar.

Natyrisht, e pashmangshme ishte tema e ndeshjes me Serbinë në Kupën e Botës. “E kam vendosur qëllimin tim që të qëndroj pozitiv në fushë. Më pas, nëse ndodh diçka e keqe, unë vendos të largohem dhe t’i shmangem problemit”, e përshkruan Xhaka punën e tij brenda fushës së blertë, përcjell “Gazeta Express”.

Në të mirë dhe në të keqe, Xhaka i ka zhvilluar plot 111 ndeshje me “Nati”, ndërsa është treguar një lider i vërtetë. “Nuk është e lehtë të luash në këtë nivel për dhjetë vjet. Por, dikush duhet ta bënte këtë i pari…”, përfundoi Xhaka në fund të dokumentarit. /Gazeta Express

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rosi roma rossi

Roma përgatit kontratën e re për De Rossin

futboll

Man City dhe Chelsea takohen sonte në gjysmëfinale të Kupës FA

berat-gjimshiti-djimshiti

“Moment krenarie për të gjithë ne” – Gjimshiti flet pasi eliminoi Liverpoolin me Atalantan e tij

XHAKA GRANIT

Granit Xhaka po çmend, as anglezët nuk e ndalen

fenerbahce

Fenerbahce eliminohet

salah

Liverpoolit nuk i bën punë fitorja, eliminohet nga Atalanta e Gjimshitit

kloop

Klopp: Krijuam 67 goditje në tre ndeshjet që nuk i fituam, e çuditshme

akil

Sot mbahet seanca dëgjimore për xhudistin Akil Gjakova – kërkohet paraburgimi i tij

edon-zhegrova

Dëmtohet Edon Zhegrova, ylli dardan humb sfidën ndaj Aston Villas

INFO

NA NDIQ