Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka ka folur pas barazimit me Sporting Lisbonë.
‘Topçinjtë’ mbrëmë luajtën baras me Sporting-un (2-2), në ndeshjen e parë të 1/8 e finales së Europa League.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, thotë së gjithmonë është vështirë të luash kundër skuadrave portugez.
Xhaka beson së Arsenali do të sigurojë kualifikimin në rundin tjetër të kësaj garë joshëse në Evropë.
“Është gjithmonë e vështirë të luash kundër ekipeve portugeze. Ato janë shumë të disiplinuara dhe kanë lojtarë me nivel të mirë teknik. Por ne duhet ta pranojmë barazimin 2-2 dhe ta sigurojmë kualifikimin në Londër”, deklaroi shqiptari për BT Sport.
“Ne e nisëm lojën mirë, por pësuam lehtësisht dy gola, që për një ndeshje të këtij niveli janë shumë. Kjo nuk mund të ndodhë. Në pjesën e dytë kishim kontrollin e lojës, mund të kishim fituar, por gjithashtu mund të humbasim, prandaj duhet ta pranojmë rezultatin”, theksoi Xhaka.