Xhaka për veprimin e Gjermanisë: Ne luajmë futboll, s’duhet të japim mësime

Granit Xhaka është deklaruar në lidhje me veprimin që bëri kombëtarja e Gjermanisë para ndeshjes ndaj Japonisë.

“Pancerët”, para fillimit të ndeshjes, në foton e zakonshme, të gjithë vendosën duart në gojë – për të simbolizuar kështu shkeljen e të drejtave të njeriut.I pyetur për këtë, Xhaka u shpreh se lojtarët janë për të luajtur, jo për të përçuar mesazhe politike e mësime për ndokënd.

“Unë mendoj se ne nuk duhet të bëjmë asgjë. Ne duhet t’i respektojmë rregullat dhe të përqendrohemi në futbollin tonë, kjo është gjithçka që kam ndërmend të bëj”, theksoi fillimisht ai

“Ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe për të mos dhënë mësime për askënd”, përfundoi lojtari i Arsenalit.