XHAMBAZËT E VULLNETIT SHQIPTAR NË MAQEDONI

0
Nijazi Muhamedi

Nijazi Muhamedi
Shqiptarët, nga zgjimi politik në vdekje klinike të pakryer)
Shqiptarët kanë votues të zhgënjyer e të dëshpëruar ka disa vite dhe që përbëjnë një shumicë të konsiderueshme, mbi 50 përqind, kanë mandej votues të “lidhur” manipulueshëm apo prej zortit të mbijetesës si klientelë partiake e “betonuar” dhe e hapërdarë ndër “parti-kompanitë” që zakonisht kanë mbushur shifrën prej 25-30 përqind dhe tash këto zgjedhje, me formulat menaxhuese koalicionuese që i kontrollojnë mes shqiptarëve, VMRO dhe LSDM do ia lidhin kryet një përfaqësimi fiktiv dhe të pakësuar të shqiptarëve gjer në maksimum 15-17 deputetë, duke e çelur shtegun edhe të kandidimit të kandidatëve nga “biznesi maqedono-shqiptar korruptiv që të blejnë ashiqare votat dhe me këtë për ta rrëzuar përtoke strukturimin politik shqiptar për tash dhe kohët që vijnë,sepse tashmë e shumica e votuesve që do të duhej të përfaqësonte vullnetin demokratik shqiptarë do jenë të munguar, sepse është politika ajo që i ka përzënë dhe që i ka mashtruar dhe ftohur nga zgjedhjet.
Për të kontestuar këtë strategji manipuluese kundër shqiptarëve, shqiptarët ndoshta nuk do rrijnë mendjempirë dhe do të hidhen në bojkot të organizuar dhe radikal të zgjedhjeve që vijnë dhe ndoshta do të dalë ndonjë Albin i këtushëm që kolapsit politik shqiptar do t, i japë fund me thirrje për bojkot total shqiptar dhe ndoshta do ta gjejë si shpëtimtare këtë veprim nga zullumqarët e vet dhe padronët e tyre të demokracisë..