Xhamia Shqiptare në Melburn shënon 50-vjetorin e themelimit

0

Xhamia Shqiptare në qytetin e Melburnit në Australi, e para në këtë metropol australian, e ndërtuar nga një ndërtesë e zbrazur në lagjen Carlton nga muslimanët me origjinë shqiptare, shënoi 50-vjetorin e themelimit, raporton Anadolu Agency (AA). Në festimet e organizuara nga Shoqëria Islame Shqiptare e Australisë (AAIS) morën pjesë përfaqësues të partive politike, krerë të organizatave joqeveritare, zyrtarë të policisë, qytetarë muslimanë dhe australianë të besimeve të ndryshme. “Elhamdulilah, siç e shihni, rreth 3.000 njerëz po marrin pjesë në këtë ditë të posaçme për xhaminë e parë në Melburn. Brenda xhamisë kemi një ekspozitë me historinë 50-vjeçare, të cilën të gjithë kanë hyrë për ta parë. Kemi një ekspozitë të mrekullueshme brenda. Po ashtu gjendet një hapësirë me kafshë për fëmijët dhe një garë me bakllava. Pra, kjo është një ditë e bukur familjare për ta kujtuar xhaminë e parë të Melburnit”, tha Balla. Ai theksoi se në festime kanë ardhur njerëz nga të gjitha besimet dhe përkatësitë.