Xhandarmëria serbe bastisje në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇPMB-së në Preshevë, nëna alivanoset nga tmerri

0

Rreth 150 xhandarë dhe policë sot kanë tmerruar familjen 6 anëtarëshe Beqiri në fshatin Rahovicë komuna e Preshevës, të cilët në orët e hershme të mëngjesit kanë bastisur këtë familje me pretekstin e kërkimit të armëve nga lufta e UÇPMB-së.

Në deklaratën dhënë për presheva.com, Nderim Beqiri ish-ushtarë i UÇPMB-së, në emër të të cilit ishte edhe fletbastisja ka thënë se, ”rreth orës 6 të mëngjesit kanë hyrë rreth 150 xhandar dhe polic të cilët kërkonin armatim, duke ma treguar edhe foton kur kam qenë me uniform të UÇPMB-së dhe ma kërkonin armatimitn. Unë i tregova se atë ia kam dorëzuar Amerikanëve nëse e doni shkoni mereni atje”

Beqiri gjithashtu është shprehur se, “në fillim mendova që janë hajna por kur mi drejtuan armët dhe bërtitën atëherë e pash se janë xhandart dhe në atë moment kanë hyrë nëpër dhoma”

Gjatë momentit të hyrjes së xhandarëve është alivanosur nëna Nderimit e cila edhe vuan nga sëmundja e zemrës, por për fat të mir ndihma e shpejtë ka arritur në kohë dhe dhe iu është dhënë dihma mjekësore” Lëndime kanë pësuar edhe Nderimi dhe vllau  i tij gjatë hyrjes së xhandarmërisë.

Pas përfundimit të bastisjes ish-ushtari i UÇPMB-së Nderim Beqiri është shoqëruar nga xhandarët për deklaratë dhe më pas është liruar. Nga ana tjetër, Kryetar i OVL të UÇPMB-së, Nazmi Hajredini ka reaguar ndaj aksionit të sotëm të Xhandermerisë serbe./presheva.com/