Xhekpoti më i lartë në histori fitohet në SHBA: Mbi 2 miliardë dollarë

Xhekpoti më i lartë në histori u fitua në Kaliforni. Lotaria amerikane Powerbal dha një çmim rekord prej më shumë se dy miliardë dollarësh.

Bileta me fat është blerë në një servis në Altadena, raporton ABC news.

Numrat fitues ishin: 10, 33, 41, 47 dhe 56, ku 10 është numri i xhekpotit. Fituesi mund të zgjedhë të marrë paratë menjëherë ose në formën e pagës të shpërndarë për 29 vjet.

Kjo lojë filloi në vitin 1992 dhe luhet në 45 nga 50 shtetet amerikane, përfshirë kryeqytetin e Uashingtonit dhe në territoret amerikane të Porto Rikos dhe Ishujt Virgjër.