Xhemperët me vija dhe mëngë të gjëra, trend i këtij viti

0

Posa të bien temperaturat, gjëja e parë që na bie ndërmend janë xhemperët. Ata mund të jenë të hollë, të trashë, më të shkurtër, më të gjatë, njëngjyrësh apo lara-lara.

Ne gjithnjë jemi në kërkim të modeleve të sezonit të kaluar, duke i vënë përpara në dollapët tanë, për t’i pasur më të qasshëm. Gjithnjë i kemi xhemperët tanë të preferuar, prej të cilëve nuk heqim dorë edhe kur të vjetrohen, ndonëse disa duhet t’i zëvendësojmë dhe të blejmë të rinj.

Po qe se tashmë e keni ndarë mendjen dhe keni bërë plane për blerjen e xhemperëve për këtë sezon, në vijim po ju japim disa propozime dhe ide se çfarë është në modë sivjet, shkruan Cosmopolitan, transmeton Koha Ditore. Stilistët kanë përzgjedhur lloje të ndryshme xhemperësh dhe në mesin e tyre ka të tillë që janë në modë, por edhe modele klasike.

Kjo pasi që shumica prej nesh pëlqejnë gjërat afatgjata. Modelet e tilla të xhemperëve do të mund t’i mbani edhe kur të kalojë ky sezon.

1 / 3

1. Xhemperi i bardhë me vija: Një lloj i tillë i xhemperit kombinohet mrekullisht me xhinse dhe veshje tjera të përditshme. Varësisht se çfarë ngjyrash vendosni që të vishni, një xhemper i tillë do të përshtatet me çdo gjë, kështu që mund ta kombinoni me gjërat që ju pëlqejnë.

2. Xhemperi me dizajnime kafshësh: Pasi që dizajnimet e tilla vazhdojnë të jenë në modë, një xhemper i tillë është hit i vërtetë, ndonëse përshtatet në mënyrë të përsosur edhe në një stil të caktuar, pa i marrë parasysh trendët aktualë.

3. Xhemperi me mëngë të fryra: Një xhemper i tillë është më se i popullarizuar gjatë kësaj sezone, duke e siguruar një stil të veçantë.

4. Rollkat e pazakonshme: Rollkat gjatë kësaj sezone janë të ngjyrave të ndryshme, ashtu si edhe me prerje në krahë. E portokallta është ngjyra më dominuese e kësaj vjeshte, derisa edhe ngjyra e vjollcë do të jetë e pranishme.

5. Xhemperët e gjerë: Ndonëse ata mund të jenë të shkurtër, megjithatë do t’i kategorizonim si xhemperë të gjerë, derisa një lloj i tillë mund të përshtatet fare mirë mbi këmisha. Lloji tjetër i këtyre xhemperëve është ai i gjati, i cili secilës veshje ia jep një dozë komoditeti. Xhemperët e tillë ta ofrojnë ndjenjën e ngrohtësisë, në secilin variant.

6. Xhemperët-rollka të trashë dhe me mëngë të gjëra: Kur flasim për ndjenjën që ta jep një veshje e caktuar, atëherë mund të themi se një xhemper i tillë të bën të ndihesh sikur të jesh në shtëpi. Ngrohtësia dhe butësia janë atribute ideale, të cilat e bëjnë secilën që të jetë e prirë për xhemperë të tillë. Xhemperët-rollka janë ideal si për vjeshtë ashtu edhe për dimër.

© KOHA