Xheneta ka shprehur ndjenja të thella për Gjestin, duke bërë një apel drejt produksionit të Big Brother VIP Кosova.
“Nuk më ka zënë asnjëherë pija në këto momente, por t’kisha hangër prej gishtave të këmbës”, ishte mesazhi i saj për Gjestin, duke qeshur dhe duke mbajtur pijen në dorë. Kjo shprehje e saj tregon se sa e rëndësishme është ai për të dhe sa shumë e ndjen mungesën e tij brenda shtëpisë së BBVК-së.
Xheneta e bëri të qartë se ajo dëshiron ta shohë Gjestin përsëri, duke kërkuar nga produksioni që t’ia sjellin atë në shtëpi. “Pse bre Vëllai i Madh, pse nuk më sillni për 45 minuta Gjestin, sa i poshtër që je. Me zor silleni ai si të më sheh nuk më refuzon, asnjë gjë nuk ka qenë ato puthjet në pishinë çka kishim bo tash”, tha modelja e njohur.
Pjesëmarrësi ynë i njohur, Gjesti, ka filluar rrugëtimin e tij në formatin e Big Brother VIP Albania, por së fundmi u eliminua nga BBVK pas një nominimi të drejtpërdrejtë me Drilonin. Kjo ngjarje ka shkaktuar një lidhje të fortë mes tij dhe Xhenetës, e cila e ka ndjerë shumë mungesën e tij.