Para pak kohësh ata janë aluduar për krisje të marrëdhënies së tyre, madje u tha se Xhensila ishte larguar nga shtëpia ama këto ishte Besi ai që i mohoi.
Ditën e sotme është vënë re se Xhensila dhe Besi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe kjo duket se është një shenjë që tregon se marrëdhënie e tyre është në krizë.
Një ‘unfollow’ nuk është mjaftueshëm për të thënë se martesa e tyre po shkon drejt divorcit, por të dy janë vënë re se kanë mjaft kohë pa postuar foto nga momentet që kalojnë ose udhëtime me njëri-tjetrin dhe kjo gjë shkon akoma dyshimet.
Ama një tjetër detaj duket se na ka kaluar pa u kuptuar nga postimi i fundit i Xhensilës.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar këngën e saj të re, e cila është një baladë dashurie dhe titullohet “Zemër e helmuar”.
Ajo ka postuar në Instagram një pjesë nga kënga e re, ku shkrimi në të duklet se tashmë merr kuptim, pasi ka treguar se tani është një fillim i ri për të. Edhe pse kjo mund të jetë marrë si një fillim i ri në karrierën e saj muzikore, kjo nuk është hera e parë që Xhensila publikon balada dashurie.
“Fillimi im i ri… Për gjithë të dashuruarit, për gjithë të zhgënjyerit, për gjithë ata që ëndërrojnë dhe vazhdojnë duan dhe pse helmohen…”