Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale.
Pas një kohe të shkurtër të përfolur për një lidhje dashurie me Rina Zaitin, sipërmarrësen shqiptare që jeton mes Londrës dhe Tiranës, duket se historia ka marrë fund. Nëse i hedhim një profilit të të dyve, vëmë re se dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndryshe deri nga disa ditë më parë, ku Rina dhe Ledri jo vetëm ndiqeshin, por edhe i bënin shpesh herë ‘like’ në postime.
Nuk dihet se cilat janë arsyet që dyshja është ndarë, por ajo që dihet me siguri është fakti se në mes të raportit të prishur me Rinën, është lidhja e mundshme e reperit me Xhensila Myrtezaj. Vëmendjen e publikut javët e fundit, e ka marrë afërsia në rritje mes Ledrit dhe Xhensila Myrtezajt.
Dyshja janë parë së bashku në Ibiza, ku kanë pushuar për disa ditë dhe kanë ndarë foto nga vende të njëjta, duke ngjallur dyshime të reja për natyrën e marrëdhënies së tyre.
Pavarësisht se Ledri Vula u shpreh qartë në një intervistë të fundit se për të hyrë në një lidhje “duhet kimi dhe dashuri” dhe mohoi zërat për një romancë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, disa foto që po qarkullojnë së fundmi në rrjet po e vënë këtë deklaratë në pikëpyetje. Në imazhet që janë bërë virale, Ledri dhe Xhensila shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin, në shoqërinë e një grupi miqsh.