Xherdan Shaqiri është i shqetësuar!

ina-online
ina-online

08/10/2023

Pas dy fitoreve të fundit, Xherdan Shaqiri u desh të pranojë një tjetër humbje me ekipin Chicago Fire.

Nuk ka pikë as për Lionel Messin me ekipin Inter Miamit.

Futbollisti Xherdan Shaqiri padyshim se është i shqetësuar me ekipin e tij pas kësaj humbje!

“Dështim në luftë për play-off për Xherdan Shaqirin dhe Chicago Fire.

Pas dy fitoreve radhazi, ata pësuan humbje me rezultat 2:0 në shtëpi nga Charlotte.

Para ndeshjes së fundit të sezonit, Chicago është në vendin e 11-të në Konferencën Lindore, me 40 pikë, po aq sa edhe New York Red Bulls dhe DC United të renditur më lartë.

Montreali është në vendin e 8-të me 41 pikë. Charlotte është gjithashtu në vendin e 12-të, me 39 pikë dhe dy ndeshje të mbetura.

Chicago, jo vetëm që varet nga ajo që bëjnë konkurrentët në momentin e fundit të sezonit, përveç DC United, të gjithë kanë të paktën një lojë më shumë por duhet të fitojnë edhe ndeshjen e fundit (më 21 tetor jashtë kundër New York City). Edhe pse edhe një barazim teorikisht mund të mjaftonte.

Sidoqoftë, gjasat për play-off do të janë minimale.

Për superyllin Lionel Messi dhe Inter Miami, ëndrra për të marrë pjesë në play-off tashmë është shuar.

Gjatë rikthimit të kampionit të botës së fundmi të dëmtuar, Inter Miami humbi 0:1 kundër FC Cincinnati dhe kështu pësoi një nokaut të hershëm në garën për një biletë për në raundin final.

Messi, i cili humbi katër ndeshjet e fundit të ligës për shkak të një dëmtimi, nuk binte në sy pasi u zëvendësua në minutën e 55-të”, ka shkruar mes të tjera media zvicerane “Blick”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

genc nuza

Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Dortmund – PSG në UEFA Youth League

Xhaka Taulant

Taulant Xhaka dënohet me dy ndeshje moslojë, për këtë ndërhyrje të stilit “kung-fu” (FOTO)

ibrahimovic

Ibrahimoviq rikthehet te Milani për herë të tretë

Ivan-Celikovic-

Në moshën 34 vjeçare vdes ish futbollisti i Shkëndijës!

broja

Mesazh i koduar për Brojën? Pochettino: Që të fitohet ndeshja, duhet shënuar gol

haqim memedi

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare legjenda e futbollit tetovar Haqim Memedi

Mirlind Daku

Gol dhe fitore, Mirlind Daku merr vlerësimin e merituar tek Rubin Kazan

mourinho

Tifozët e Romës të dashuruar me Mourinhon: “Romanist për jetën”…

Jurgen Klopp

Jurgen Klopp tregon se si ndryshoi gjithë sistemin për ta përmbysur Crystal Palacen

INFO

NA NDIQ