Xherdan Shaqiri – në top 10 shënuesit më të mirë në EURO2020

EURO 2020 ka mbyllur fazën e parë, ndeshjet e grupeve, dhe Cristiano Ronaldo është shënuesi më i mirë deri më tani, me 5 gola.

Portugezi i ka ndëshkuar tre skuadrat në grup, duke nisur me Hungarinë fillimisht e për të vijuar me Gjermaninë dhe Francën. Këtyre të fundit u shënoi dy herë me penallti.

Në 10 shënuesit më të mirë është edhe një lojtar me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili me Zvicrën e ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë.

Më shumë se ai, veç Ronaldos, kanë realizuar edhe pesë lojtarë të tjerë: Patrik Schick, Emil Forsberg, Romelu Lukaku, Georgino Wijnaldum dhe Robert Lewandowski. Të gjithë këta kanë shënuar nga 3 gola.