Xhezairi dhe Neziri: Djegia e veturës së Grubit akt i shëmtuar dhe vandal

ina-online
ina-online

23/07/2023

Aktet e dhunës në politikë janë krejtësisht të papranueshme. Djegia e automjetit të Grubit është një akt i shëmtuar që duhet të zbardhet dhe të mos përsëritet kurrë më. Kështu e vlerëson incidentin e ndodhur në Çair të Shkupit mëngjesin e hershëm të së shtunës, analisti Seladin Xhezairi.

Në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Flaka, Xhezairi thotë që: “Politika është një aktivitet që nënkupton debat dhe argumentim, kritikë të mendim ndryshe, por jo rrugaçëri.

Rrugaçëria politike, shton ai, e demotivon qytetarin të marrë pjesë në procese demokratike, e gërryen demokracinë nga brenda dhe si e këtillë e bën atë jofunksionale.

“Andaj, dënimi i dhunës në politikë duhet të vijë njëzëri nga të gjithë ata që demokracinë e çmojnë si sistem më të mirë qeverisës. Hedhja e gurit dhe fshehja e dorës, për rrjedhojë flet më së shumti për vet autorët në kërkim të cilëve, qofshin grupe të interesit apo presionit, gjykoj se nuk u bën mirë.Nuk u bën mirë për shkak se në këtë prag zgjedhjesh, vota nuk fitohet me romuze e topuze, por me projekte të kapshme e të bëshme. Gjithësesi, është një akt i neveritshëm dhe për keqardhje”, shton njohësi i mirë i rrethanave politike në vend e rajon, Seladin Xhezairi.

Mëngjesin e së shtunës, në rrugën Strumiçka në Shkup ku banon zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nga persona deri tani të panjohur iu vu flaka veturës së mikut të tij, e që shfrytëzohej për qëllime private pikërisht nga zv,kryeministri Grubi. Akti u dënua nga drejtues të BDI, ASH dhe eskonentë të tjerë të jetës publike në vend e rajon.

Incidenti i ndodhur mënegjesin e së shtunës në Çair të Shkupit, ku persona të panjohur deri tani për organet e rendit, ia vunë flakën makinës së përdorur për qëllimeve private nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, po cilësohet si akt vandal dhe i papranueshëm.

Në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Flaka, analisti politik Xhelal Neziri thotë që: “Djegia e makinës së zëvendëskryeministrit të parë të shtetit është akt vandal dhe serioz”.

Neziri insiston që: “Institucionet duhet të zbardhin rastin me qëllim që të parandalojnë që dhuna të instalohet si praktikë në politikë”.

“Dhuna mund të përdoret si mjet në politikë vetëm në vendet jodemokratike dhe në shoqëritë e pacivilizuara. Unë besoj se ne jemi për vlerat demokratike, e çmojmë demokracinë dhe synojmë integrimin në Bashkimin Evropian (BE)”, thotë për Flaka analisti Neziri.

Nëse dikush i përgjigjet me akte dhune mendimit apo veprimit ndryshe, qoftë i një politikani, gazetari apo qytetari, shton Neziri, atëherë ai nuk është për demokraci dhe as që i ka përthithur vlerat demokratike.

“Politika në shoqëritë demokratike dhe të civilizuara nuk nënkupton vetëm interesa, por edhe parime dhe vlera që duhet respektuar”, shprehet Neziri.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ali-ahmeti-sllupcan

Tropoja e shpallë “Qytetar Nderi” Ali Ahmetin

IMG_6975

Ferati: Ja kush qëndron pas protestave kundër paraleles shqipe në Çashkë

Talat Xhaferi3

Xhaferi: Autoritetet ta zbardhin deri në fund rastin me Vanjën

ndertim

Në Maqedoni hipotekat ulen, ndërtimet dhe kreditë nuk ndalen

vrasesit vanja palevski

Palevski kishte disa akuza penale

IMG_6973

Ky është babai i 14 vjeçares së vrarë në Shkup duke e sjellur në gjykatë

IMG_6971

Ziadin Sela: ASH-së i takon anëtari në KSHZ, Lëvizja Besa ka përfaqësuesin e LSDM-së dhe Izet Mexhiti ka përfaqësuesin e BDI-së (VIDEO)

Bilall Kasami

Kasami: Ky pushtet nga frika e humbjes, ka vendosur të manipulojë zgjedhjet

Levizja Evropiane per ndryshim LEN opozita shqiptare

Gashi: Pushteti po përgatit falsifikimin e zgjedhjeve, ne nuk do ta lejojmë këtë!

INFO

NA NDIQ