Xhudistët kosovar sfidojnë Rusinë

0

Akil Gjakova është shpallur kampion në kategorinë e peshave deri në 73 kilogramë në Grand Prixin e Budapestit në Hungari, duke e shtuar edhe një medalje të artë në listën e sukseseve të tij. Në finale, Akil Gjakova u tregua shumë i fuqishëm për xhudistin rus Georgii Elbakiev, të cilën e mposhti për t’ia siguruar Kosovës medaljen e parë të artë në këtë garë.

Kjo është medalja e gjashtë për 23-vjeçarin në Turneun Botëror të IJF, ku përfshihen tituj të Masters, Grand Slams e Grand Prix. Ai më herët e kishte fituar të artën në Paris dhe në Zagreb, të dyja në vitin 2018. Ndërsa, tri medalje të argjendta i kishte fituar në Hagë, Abu Dhabi dhe Tunis, po ashtu të gjitha në vitin 2018.

Kohë më parë edhe Majlindja Kelmendi në Minsk t5 Bjellorusisë. kishte rrëzuar për tokë xhudisten e njohur ruse Kuziutina. Ajo njihej si e preferuara e presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin, i cili ishte edhe mentor i saj. Mediat ndërkombëtare raportojnë se vetë Putin e ka trajnuar rusen e cila u mposht nga Majlinda Kelmendi e Kosovës. (INA)