Xhufi: Jam kundër varrezave greke

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në “Arena” në Ora News, thotë se ngritja e varrezave greke ka nënkuptim dhe nuk bëhen pa qëllim nga pala greke, që siç thotë ai, në marrëveshje merren vesh edhe me opozitat.

“Ti pyet njeriun që ka qenë kundër këtyre varrezave sepse e kuptoj nëntekstin të shtrirë në një vijë virtuale kufiri ku nuk të njihet akoma kufiri de jure sipas protokollit të Firences. Të ngresh varreza monumentale…të shkosh në Këlcyrë të mbeten vetëm varrezat e ngritura nga socialistët në 2004-n me heshtjen e opozitës. Ti e di, ata merren vesh edhe me opozitat. Ti e di çfarë nxori Wikiliks, për marrëveshjen e detit që thoshin që të mos e marrin vesh amerikanët”, tha ai.