Xhuli dhe Atdheu po vazhdojnë njohjen e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.
Dyshja janë parë të afruar goxha shumë në sallonin e shtëpisë, teksa kishte edhe flirtime pafund, shkruan lajmi.net.
-Advertisenent-
Atdheu është ankuar pasi që ka lënduar këmbën, çka bëri që Xhuli të interesohet menjëherë për kurimin e tij, duke ia kapur këmbën për ta shikuar se ku është gjakosur.
E në një moment tjetër, kur tema ishte për peshqit, Xhuli ka thënë “se nuk i konsumon”, por përgjigja e Atdheut ishte interesante.
“Ti nuk ke nevojë të konsumosh peshq sepse e ke trupin si peshk, jo trurin, por trupin”, i ka thënë Atdheu-Xhulit dhe kjo e fundit ia ktheu duke thënë “desha të të them mos gabo me më thënë se trurin e kam peshk, sepse më punon 100 kilometra në orë.”, ka thënë ajo./Lajmi.net/