“Xiaomi”, shitësi numër dy në botë i smartphone-ve

Kompania kineze e telefonave inteligjentë “Xiaomi” është bërë shitësi numër dy në botë i smartphone-ve, për herë të parë në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas kompanisë së kërkimit të tregut “Canalys”, shkruan “China Daily”.

Pas “Samsung”, me 19 për qind të të gjitha shitjeve të telefonave inteligjentë, “Xiaomi” zuri vendin e dytë me 17 për qind.

“Xiaomi” po rrit me shpejtësi biznesin e tij jashtë shtetit me dërgesat që rriten më shumë se 300 për qind në Amerikën Latine, 150 për qind në Afrikë dhe 50 për qind në Evropën Perëndimore”, -tha menaxheri i kërkimeve të “Canalys” Ben Stanton.

Dërgesat globale të telefonave inteligjentë u rritën me 12 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, pasi COVID-19 u përhap në të gjithë botën dhe ndërsa Kina pa një rimëkëmbje të shpejtë në ekonominë e saj.