Yamal po luan i dëmtuar

Picture of INA
INA

29/10/2025

Pas polemikave që pasuan “El Clásico”-n, një tjetër shqetësim po e godet Lamine Yamal. Talenti 17-vjeçar i Barcelonës po vuan nga pubalgjia, një problem muskulor që po ndikon ndjeshëm në performancën e tij, duke e mbajtur larg nivelit që e karakterizoi në fillim të sezonit.

Simptomat e para u shfaqën që në shtator, kur Yamal qëndroi jashtë për 21 ditë, duke humbur katër ndeshje radhazi. Pas një periudhe përmirësimi, shqetësimet janë rikthyer sërish gjatë pushimit të fundit, duke e detyruar të mungojë ndaj Sevillës dhe të mos grumbullohet me kombëtaren spanjolle.

Në pesë ndeshjet e fundit, Yamal ka realizuar një gol dhe dy asiste, duke luajtur vetëm 351 minuta nga 450 të mundshme, ndërsa vetëm dy ndeshje i ka zhvilluar të plota.

Mjeku sportiv Pedro Ripoll shpjegon natyrën e problemit: “Pubalgjia nuk e pengon Lamine të luajë, por e largon nga versioni i tij më i mirë. Ai del në fushë, por nuk është vetvetja.”

Ky dëmtim prek sinusin pubik, ku ndodh “përplasja” mes muskujve aduktorë dhe atyre abdominalë, duke e bërë lojtarin më të ngadaltë, më pak eksploziv dhe me më pak siguri në gjuajtje.

Ekspertët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet gjatë muajve të dimrit, për shkak të lagështisë dhe rrëshqitjes së fushave, që mund të shtojnë dhimbjet. Në disa raste, pubalgjia shoqërohet me hernien e sportistit, që mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale.

TË FUNDIT

PZAP: S’ka rivotim në Mitrovicë, shuhen shpresat e PDK-së

Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, e artë në Zagreb

Big Brother rikthehet në Top Channel, por me një ‘fytyrë’ të re

E FUNDIT: Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

VLEN finalizon listën: Ja ndryshimet ministrore dhe pozitat kyçe që pritet të ndërrohen

FOTO/Dafina Zeqiri surpizohet nga bashkëshorti, i dhuron makinë “Rolls Royce” me vlerë rreth gjysmë milioni euro

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË