Ylli Bilalli, gjeniu i Karatesë

INA
INA

08/11/2023

Në gara, Ylli Bilallin e karakterizon një kulturë e lartë sportive, disiplinë, por edhe lëvizje të shpejta dhe gjeniale, përmes të cilave arrin t’i sfidoj edhe karateistët më të mirë në rajon dhe më gjërë

Ylli Bilalli ka vite që ushtron në Klubin e Karatesë “Bashkimi2002”, në Kumanovë.

Ndonëse në moshë të re, ai ka rënditur suksese të shumta dhe medalje të arta në garat vendore dhe ndërkombëtare.

Vite më parë ai ka marrë pjesë në kampionatin evropian në Tampere të Finlandës, duke arritur vendin e pestë më sportistët më të mirë të Evropës, rezultat që i mundësoi bursë nga Federata e Karatesë së Maqedonisë.

Në gara Yllin e karakterizon një kulturë e lartë sportive, disiplinë, por edhe lëvizje të shpejta dhe gjeniale, përmes të cilave arrin t’i sfidoj edhe karateistët më të mirë në rajon dhe më gjerë. Lëvizjet e tij me duar dhe me këmbë janë të shpejta, sakta, mjeshtërore dhe gjithmon nxjerrin pikë për fitore bindëse.

Kjo paraqitje atij i mundësoi rezultate të shkëlqyera edhe në garat botërore në Tunizi.

Gjatë vikendit, Ylli do të ndeshet në play off, në kampionatin shtetëror të Maqedonisë. Fitorja në këtë kompeticion do t’i mundësojë pjesëmarrje në garat evropiane.

Ndërkaq, ai, gjatë këtij muaji do të marrë pjesë në garat ballkanike që do mbahen në Slloveni. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kumulla

Rikthimi i Kumbullës në fushë, Mourinho jep detajet dhe datën

Shohei-Ohtani-1130x635

Në bejsboll nënshkruhet kontrata më e madhe në histori të sportit, Shohei Ohtani tejkalon yje si Leo Messi e LeBron James

aziz-salihu

Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

Mesi topi arte

Zbulohen shanset e lojtarëve për të fituar Topin e Artë 2024, nuk prinë as Haaland dhe as Mbappe

lautaro martinez

Lautaro: Pija qetësues në çdo ndeshje deri në finalen e Champions League

Ronaldo

Ronaldo e festoi me gol dhe asist ndeshjen e tij të 1200-të në karrierë

Sylvinjo silvinjo

Sylvinho: Në “Euro 2024” të shfrytëzojmë mundësitë tona, duhet të provojmë shanset dhe të tentojmë

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

INFO

NA NDIQ