Ylli Limani tregon si e mendon femrën ideale

Si rrallëherë, Ylli Limani ka zbuluar pak nga jeta e tij sentimentale, duke rrëfyer karakteristikat e vajzës që mendon se do të ishte idealja për të.

Femrën ideale në krah të tij, artisti e mendon me karakter të fortë dhe që do të arrijë ta përballojë famën e tij.

“Vajza nuk është një trofe siç e konsiderojnë disa njerëz në industri… Por, udhëtoj nëpër zemra, me dijeni nuk kam lënduar shumë asnjë deri tani. Jam shumë kurioz se si do të ndihem nëpër koncerte se e mendoj ndonjëherë (kur të gjej vajzën që dua), por kam me e dit që edhe ajo do e paguajë atë faturën e vet, se po vjen në një tokë pak problematike. E di që do të gjejë dikë me karakter të fortë”, ka thënë Ylli në A Live Night në Top Channel.

Ai tregoi edhe disa prej momenteve ku e ndjen që duhet të jetë vetëm për të menduar më kthjellët për këngën e re.

“Mund të ndihem i vetmuar kur hy në atë kontinent që askush nuk e kupton. Është një kontinent toksik që nuk rri shumë gjatë, por vetmia vjen si pasojë e punës, se je gjithë kohën në mendime për këngën e re, tekstin e ri, veshjen e re dhe fillon me i zgjidh disa probleme, nuk e bëj shumë shpesh, dy deri tre ditë jam diku vet, gjëja më e vështirë është kjo që po bëj sot, por sapo del unë do ta shoh veten dhe them ‘uu’”, është shprehur këngëtari.

Ylli Limani është një prej artistëve të dashur për publikun shqiptar, i cili edhe pse i ri në moshë ka arritur të fitojë zemrat e të gjithëve me zërin dhe rrymën e veçantë që ka zgjedhur të përcjellë.