Yllka Gashi: Menoni mirë kujt po ja qitni “kokrrën” më 14 Shkurt!

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, ka shkruar për zgjedhjet e 14 Shkurtit që do të mbahen në Kosovë.

Gashi në rrjetin social Facebook ka porositur qytetarët për të menduar mirë se kë do ta votojnë më 14 Shkurt.

“Joe Biden edhe disa orë betohet si presidenti i 46të i SHBA-ve! Ka shpresë për 2021! E ju vnoni maskat mirë (mlone hunën e gojën), mani distancë fizike, leni përshëndetjet për dore edhe menoni mirë kujt po ja qitni “kokrrën” me 14 Shkurt!”, ka shkruar Gashi në Facebook