YouTube prezanton funksionin e ri që ndihmon në rritjen e audiencës

Picture of INA
INA

20/09/2024

YouTube po përpiqet t’ua bëjë më të lehtë kanaleve që të rrisin audiencën e tyre me funksionin “Hype”.

Menjëherë pas lançimit të një eksperience të re, YouTube njoftoi një tjetër veçori që thuhet të ndihmojë krijuesit e vegjël me dukshmërinë e tyre në algoritëm.

Platforma më e madhe e transmetimit, YouTube, ka një numër jashtëzakonisht të lartë krijuesish.

Por, nuk është vetëm numri që është befasues, por edhe shumëllojshmëria e përmbajtjes që prodhojnë, nga gatimi dhe lojërat te muzika dhe grimi.

Kjo e bën shumë të vështirë të bëhesh një krijues i mirënjohur i YouTube me miliona abonentë dhe akoma më shumë miliona shikime për video, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Fatmirësisht, YouTube po përpiqet të ngrejë disa nga përmbajtjet që krijuesit më të vegjël publikojnë në platformën e tij.
Hype është një veçori krejt e re që synon të ndihmojë kanalet në YouTube të rriten duke i lidhur ato me audienca të reja.

Hype mund të përdoret nga fansat në videot që janë publikuar për më pak se 7 ditë.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se vetëm videot e publikuara nga krijuesit që kanë nën 500,000 abonentë mund të reklamohen.

Sa më shumë reklamë t’i bëhet një videoje, aq m lartë ngjitet në tabelën e liderëve në YouTube me 100 videot më të larta të reklamuara të javës.

Bëhet e ditur se në të ardhmen, YouTube do t’i lejojë fansat të blejnë reklama shtesë, duke zhbllokuar kështu një rrjedhë tjetër të ardhurash për krijuesit.

Sipas aplikacionit, në katër javët e para të testeve beta në Turqi, Tajvan dhe Brazil, përdoruesit hynë mbi 5 milionë herë në më shumë se 50,000 kanale unike.
Është e paqartë se kur saktësisht funksioni i ri do të jetë i disponueshëm për të gjithë, por YouTube thotë se planifikon të zgjerohet në tregje të reja bazuar në atë që mësoi nga testet e tij beta në tre vendet.

TË FUNDIT
17 orë
Sociologia Flaka Ymeri: Rrjetet sociale po sjellin shkatërrimin e familjeve, të kufizojmë aktivitetin në to
4 ditë
NASA po bëhet gati të shkojë në Mars
4 ditë
Aplikacionet që harxhojnë më së shumti internet
4 ditë
SHBA/ Paditet TikTok, 14 shtete akuzojnë platformën për dëmtimin e të rinjve
4 ditë
Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se kanë lënduar veten të nxitura nga “sfida” në TikTok

ME TE LEXUARA

17 orë
Sociologia Flaka Ymeri: Rrjetet sociale po sjellin shkatërrimin e familjeve, të kufizojmë aktivitetin në to

LEXO MË SHUMË

flaka ymeri

Sociologia Flaka Ymeri: Rrjetet sociale po sjellin shkatërrimin e familjeve, të kufizojmë aktivitetin në to

nasa2

NASA po bëhet gati të shkojë në Mars

iphone- telefon mobil

Aplikacionet që harxhojnë më së shumti internet

tik tok

SHBA/ Paditet TikTok, 14 shtete akuzojnë platformën për dëmtimin e të rinjve

tik tok

Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se kanë lënduar veten të nxitura nga “sfida” në TikTok

kartela-lojera-onlin-696x463

Shqipëria, me nivelin më të ulët të shitjeve online në rajon

kina

Si SHBA mundi Kinën në garën për dominimin e AI: Cili është sekreti i suksesit të ChatGPT

bitcoin

Zbulohet identiteti i Satoshi Nakamoto, krijuesit të Bitcoin

youtube-804x380

Youtube rrit kohëzgjatjen e videove Shorts

INFO

NA NDIQ