Yuri Kim: Ka përparim në procesin e Reformës Zgjedhore, do takohemi përsëri

0

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, pas takimit 9 orësh ne anëtarët e Këshillit Politik, ka deklaruar se konsultimer për Reformën Zgjedhore do të vijojë sërish nesër. Ajo ka thënë se askush nuk mund t’i marrë të gjitha dhe se duhet arritur konsesus për të arritur anëtarësimin e vendit në BE.

Kim ka theksuar se palët mund të arrijnë një marrëveshje edhe përtej rekomandimeve të ODHIR-it, por nuk mund të sjellin në tryezë pika të reja, pa përmbushur ato.

“Të tre ne (ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar) kemi shpenzuar të paktën 9 orë me anëtarët e Këshillit Politik. Ka qenë një ditë e gjatë dhe vështirë, por është bërë përparim. Ka qenë e vështirë për të gjitha palët përfshira. Të gjithëve u është kërkuar të japin gjithçka që të fitojë Shqipëria. Shqipëria është në një fazë kritike të historisë. 25 marsi ishte pikë kthese“, ka thënë ambasadorja Kim.

“Një votë për të ardhshmen e Shqipërisë në Europë. BE ka vendosur një sërë kushtesh që Shqipëria të nisë negociata. Mes tyre është Reforma Zgjedhore. Qëllimi ynë sot dhe nesër sepse do duhet ende punë, është që Shqipëria të mund të përmbushë rekomandimet e ODIHIR për të qenë anëtare e BE“, ka shtuar ajo.

“Nëse partitë do të arrijnë një konsesus përtej rekomandimeve, biem dakord. Nëse konsesusi nuk arrihet, palët nuk duhet t’i vazhdojmë më me këto kërkesa. Kam thënë, ne duam që Shqipëria të jetë në Europë. Kjo është dëshira jonë dhe e popullit tuaj. Ne do bëjmë gjithçka”, ka thënë ambasadorja amerikane Yuri Kim, citon abcnews.al.