Zaev – Ahmeti pa marrëveshje për “fshesën”, kërkohet kohë për konsultime partiake?!

0

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e parë nuk arritën marrëveshje konkrete për fshesën e paralajmëruar. Ata janë dakorduar për të vazhduar bisedimet midis tyre, por paraprakisht gjatë ditëve në vijim do të zhvillojnë konsulta brendapartiake.

Lidhur me takimin është nxjerrë edhe një deklaratë për mediat, por duke mos dhënë detaje të tjera.

“Me Ahmetin takohemi për të diskutuar rreth ndryshimeve në Qeveri. Edhe pse simbolika e takimit del nga fjala “fshesë”, bëhet fjalë për njerëz profesionist dhe të emëruar në pushtetin ekzekutiv”, theksoi Zaev para takimit, i cili ka paralajmëruar spastrime dhe ndërrime të thella në Qeveri, duke filluar nga ministrat e deri tek eshalonet e tjera. Sipas tij, ndryshimet, apo “fshesa” nuk do t’i përfshi subjektet por personalitetet të cilët nuk kanë përmbushur nevojat e institucioneve dhe qytetarëve. (INA)