Zaev: BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme nëse kusht e ka “kryeministrin shqiptar”

0

Mandatar për kryetar të Qeverisë mund të jetë çdo qytetar i cili do të sigurojë mbështetje prej së paku 61 deputetëve. Sipas Kushtetutës, deputetët në Kuvend zgjidhen sipas vullnetit të qytetarëve dhe jo sipas përkatësisë etnike të njërit apo kandidatit tjetër, shkroi sot në profilin e tij në Fejsbuk, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Është e vërtetë se qytetarët në shoqërinë tonë gjithnjë e më shumë i kanë tejkaluar barrierat etnike, por më e rëndësishme se kjo është se gjatë zgjedhjes ata udhëhiqen para së gjithash nga cilësia e kandidatit dhe veçanërisht nga marrëdhënia e tij ndaj qytetarëve, nga përkushtimi i tij shoqëror për mirëqenien e të gjithë qytetarëve dhe shtetit si dhe nga shembulli personal që si përshtypje e lë para qytetarëve”, shkroi Zaev.

Theksoi se nëse LSDM-ja fiton në zgjedhje, ai është kandidati për kryetar të Qeverisë dhe do të jetë kryeministër i cili në mënyrë të barabartë lufton për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, diçka që, siç thotë e ka dëshmuar përmes të gjitha politikave të tij viteve të kaluara.

“Nëse BDI ka kusht të tillë për koalicionin për Qeveri atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme”, porositi Zaev.