Zaev-BE-së: Nëse nuk hapni negociatat, ndëshkoni Marrëveshjen e Prespës

0

Kryeministri Zoran Zaev parlajmëroi Bashkimin Evropian se nuk mund të presë zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon, nëse nuk vlerëson arritjen e Marrëveshjes së Prespës.“Nëse BE-ja nuk arrin një marrëveshje për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se nuk e vlerëson Marrëveshjen e Prespës. Të gjithë thonë se Marrëveshja e Prespës është, për momentin, një nga marrëveshjet më të mira në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Zaev pas takimit në Bruksel me eurokomisarin për zgjerim Johannes Hahn. Sipas tij, nëse BE “e ndëshkon” këtë marrëveshje duke shtyrë negociatat e anëtarësimit, si mund të pritet që Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi do të gjejnë një zgjidhje për çështjen e Kosovës. Ai i ka bërë thirrje liderëve evropian që pa asnjë hezitim të miratojnë vendimin për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Zaev ka thënë se çdo shtyrje e vendimit do të kishte pasoja negativa në vend dhe rajon, pandaj edhe i është drejtuar krerëve evropian me fjalët “ Mos na i shuani shuani yjet ndriçuese, bëhuni heronjtë tanë”. Nga ana tjetër edhe komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn i ka kërkuar liderëve evropian që të mbështesin propozimin e Komisionit dhe të vendosin pozitivisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Han ka thënë se vendimi eventual negativ do të kishte pasoja në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij arsyeja e vetëm e tyre për normalizimin e raporteve është perspektiva evropiane.(INA)