ZAEV: Duam zgjidhje të emrit, por jo me çdo çmim

0

Nuk shoh nevojë të ndryshimit të Kushtetutës, ka thënë sot kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse rreth emrit bisedohet edhe për ndryshime eventuale kushtetuese.

Ai ka përsëritur se zgjidhja për emrin patjetër të garantojë identitetin dhe dinjitetin në dyja anët dhe këtu nuk ka dilema.
“Dhashë qëndrimin se për Qeverinë e pranueshme është emër me përcaktim gjeografik. Atë e bazoj në pritjet e mia në debatin e brendshëm që e kemi në Maqedoni. Mbetemi në qëndrimin se dinjiteti dhe identiteti janë punë të rëndësishme. Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për këtë problem 25 vjeçar, por jo me çdo çmim”, ka thënë Zaev, transmeton Medial.mk