Zaev: Edhe unë jam shqiptar ortodoks?!

Pas lajmeve se zv/kryeministrja dhe zv/kryetarja e LSDM, Radmilla Sheqerinska ka prejardhje shqiptare, mediat e afërta me VMRO e kanë shpallur shqiptarë ortodoks edhe kryeministrin e vendit Zoran Zaev.

Një tekst të trilluar me sarkazëm dhe ironi nga këto portale thuhet gjoja “kryeministri Zaev duke pohuar se ka origjinë shqiptare nga gjyshi dhe gjyshja e tij.”

“Edhe unë kam prejardhje ortodokse shqiptare nga gjyshi dhe gjyshja. Qysh nga Ilirët e Strumicës të cilët e kanë pranuar fenë ortodokse”, është deklarata e trilluar e Zaevit nga portali Republika, duke vazhduar se shqiptarët janë asimiluar në masë të madhe nga sllavët. (INA)

#Kjo është rubrika thashetheme