Zaev faleminderime dhe mirënjohje për banorët e Llaskarcës dhe shërbimet shtetërore

0

Kryeministri Zoran Zaev ka vizituar të plagosurit nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në autostradën Shkup – Tetovë, ku humbën jetën 14 veta nga aksidentimi i autobusit me targa të Gostivarit që po udhëtonte në aksin Shkup – Tetovë.
“Kemi ardhur që ti japim përkrahje të plagosurëve. Të gjith shërbimet shtetërore janë vënë në dispozicion prej mbrëmë dhe sot. I faleminderojë qendrat klinike dhe spitalet, policët, zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera publike që dolën në ndihmë”, theksoi kryeministri Zaev.
Ai shprehur mirënjohje dhe faleminderime për të gjithë që ndihmuan në këtë fatkeqësi të rëndë, por me theks të veçantë përmendi humanizmin e banorëve të fshatit Llaskarcë, aty ku ndodhi tragjedia.
“ I faleminderojë në emër të Qeverisë edhe banorët e fshatit që treguan humanizëm të madh dhe që ka rëndësi të madhe. Jam sinqerisht faleminderues, të cilët menjëherë pas tragjedisë ndihmuan çka mundën. Fokusi ynë është për të plagosurit dhe jemi pranë tyre. Do ti dalim në ballafaqim të gjithë familjeve të të ndjerëve dhe të lënduarve”, theksoi kryeministri Zoran Zaev. (INA)