Zaev: Fituam VMRO-në me tre deputetë më shumë

0

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e tij të parë për shtyp tha korri fitore ndaj OBRM-PDUKM-së me më shumë se 3 deputetë.

“Jemi në epërsi 3 deputetë ndaj OBRM-PDUKM-së, me mundësi që të fitojmë 1 apo 2 deputetë më shumë”, tha Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, qytetarët kanë votuar për të ardhme të sigurt, për rend dhe drejtësi, për një të ardhme më të mirë dhe se rrezikut, siç thotë Zaev, i kemi thënë jo.

“Kishim zgjedhje ashtu siç i ngjan një vendi anëtar të NATO-s, dhe që shkon drejt BE-së. Zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike, të sigurta dhe bashkëkohore. Ju falënderoj të gjithëve të cilët ishit pjesëmarrës aktiv në këtë kapitull të ri të demokracisë bashkëkohore”, tha Zaev