Zaev flet për ndërrimin e ministrave, nuk përmend emra

0

“Nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë, por ndoshta do të ketë ndërrim të ministrave”, theksoi kryeministri Zoran Zaev, i pyetur lidhur me ndryshimet në Qeveri të paralajmëruara nga disa media. Ai tha se duhet të marrin përgjegjësi ata që nuk plotësojnë detyrat, por edhe që nuk vijnë në vendet e punës, ndërsa marrin rrogë. “Gjithsesi nëse ndonjë ministër nuk vjen në Qeveri- logjikisht është se duhet të ulemi dhe të mendojmë që të ndryshojmë këtë. Bisedojmë me partnerët e koalicionit që kanë marrë përgjegjësi në pjesët e tjera të resorëve”, theksoi Zaev.
Lidhur me këtë Zaev në mënyrë indirekte merret me zv/kryeministrin për çështjen e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, i cili pritet të dal dhe të sqarojë pozicionin e tij në Qeveri dhe se rreth asaj se çfarë po ndodhë. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përjashtoi mundësinë e rikonstruimit të Qeverisë, duke thënë as që është biseduar për një gjë të tillë. (INA)