Zaev ka një lajm të mirë për pagat. Ja sa do të rriten

0

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në tubimin qendror të LSDM-së në Shkup, ka folur për rezultatet ekonomike të qeverisë së tij dhe ka premtuar se në vitin 2020 rroga mesatare do të tejkaloj shifrat e 500 euro.

“Nuk ishte lehtë, por u bashkuam kundër regjimit. Kemi vendosur reforma dhe shtet ligjor. Ne jemi pjesë e NATO-s. Po ecim drejt BE-së, presim që Unioni të vlerësoj rezultatet e reformave dhe gjatë verës të marrim datë për fillimin e bisedimeve.

Kemi numër rekord të investimeve prej 624 milionë euro. Papunësia u ul në 19.4 për qind. Rrogën mesatare për një vit e kemi rritur për tetë për qind. Ju premtoj se në vitin 2020 rroga mesatare do të jetë mbi 500 euro”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev, transmeton SHENJA.