Zaev me selfie nga Londra: Po realizojmë ëndrrën e gjeneratave tona… (FOTO)

0

Kryeministri Zoran Zaev nuk ka të ndalur me lajmet që po përcjell nga Samiti i NATO-s në Londër, ku ai po qëndron me një delegacion qeveritar. Por përpos kësaj, Zaev ka përzgjedhur edhe një selfie me një porosi nga Londra, përcjell INA.
“Po realizojmë ëndrrën e gjeneratave tona- po bëhemi anëtare e NATO-s, në aleancë me partnerët më të fuqishëm të botës demokratike. Këtu në Londër, Maqedonia e Veriut është konfirmuar si anëtarja e 30 e NATO-s në 70 vjetorin e Aleancës. Të sigurt dhe stabil, vazhdojmë ta përforcojmë ekonominë për të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Zaev në profilin e tij në facebook.(INA)

Gepostet von Zoran Zaev am Dienstag, 3. Dezember 2019