Zaev: Mos e hudhni votën tuaj, opsion për të gjithë është “Së bashku përpara”

0

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësuesi i BDI-së dhe ministër i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bënë thirrje për fitore të dyfishtë në Dibër. Porositën që qytetarët ta mbështesin kandidatin e përbashkët presidencial Stevo Pendarovski dhe kandidatin për kryetar të komunës Hekuran Duka.

“U bashkuam në shtëpi, morëm vendime të rëndësishme, mbajtëm leksione evropiane, pa kalkulime. Që ta mbajmë popullin, të rinjtë. Kam ardhura që të kërkoj mbështetje që ta ruajmë unitetin” theksoi Zaev, i cili tha se Dibra gjithmonë ka qenë shembull i bashkëjetesës në vendin tonë.

Ai bëri thirrje në vëmendje të veçantë për të cilin votojnë qytetarët sepse vota për Rekën, siç tha, është votë për SIljanovskën, e ajo çon prapa.

“Unë e respektoj Blerim Rekën, por e ka kapur nacionalizmi i Zijadin Selës dhe u bashkua me Siljanovskën. Shqiptarët nuk votojnë për VMRO-DPMNE-në, për shkak se nga VMRO-DPMNE nuk i duan, nuk i shikojnë në mënyrë të barabartë. Paraprakisht bëjnë matematika si Sela t’i ndihmojë Mickovskit. Për atë hedhje në shportë është vota për Rekën. Vota për Rekën e ngren Siljanovskën. Për këtë duhet të votojmë për kandidatin për kryetar Duka dhe për kandidat presidencial Pendarovskin”, bëri thirrje Zaevi nga Dibra.

Edhe kandidati për kryetar komune Hekuran Duka dhe Bekteshi bënë thirrje në unitet dhe vazhdim përpara.

“Punojmë në perspektiva të përbashkëta pa paragjykime, për perspektivë të të gjithë qytetarëve në vendin tonë të përbashkët, për zhvillim ekonomik, për avancim drejt NATO-s dhe BE-së. Ta mbështesim kandidatin për kryetar Hekuran Duka dhe kandidatin e përbashkët Stevo Pendarovski, bëri thirrje Bekteshi.

Duka tha se do të jetë i njëjtë për të gjithë dhe shtoi se do t’i nxitë të rinjtë të punojnë së bashku në zhvillimin e Dibrës. “Votoni për mua dhe për kandidatin konsensual për president, Stevo Pendarovski”, bëri thirrje Duka.