Zaev do në koalicionin e tij dy deputetë shqiptarë të përçarë?!

Dy deputetë numra, pa parti dhe vetëm si individë që përfaqësojnë interesat e qytetarëve, mund të jenë pjesë e koalicionit qeverisës. Këtë e pranojnë në LSDM, duke thënë se nuk i intereson shumë përcaktimi apo logoja politike, se sa përcaktimi për interesat e qytetarëve dhe për të mbështetur reformat që janë kyç për vendin.

Në këto kombinime ka kushte dhe pazare, lideri socialdemokrat Zoran Zaev do përfshirjen e ndonjërit prej grupeve të përçara që dolën nga Lëvizja BESA.

Edhe pse ishte paralajmëruar se dy deputetët e grupit të Bilall Kasamit do të vepronin bashkë me ata të Aleancës për Shqiptarët, deri tani nuk ka sinjale të tilla.

Pas largimit të ASH-së nga Qeveria, maxhoranca aktuale po përballet me mungesë të kuorumit. Edhe pse dy deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE kaluan si deputetë të pavarur, ata megjithatë nuk po plotësojnë boshllëkun e krijuar.